SPORT

Barcelona nuk dorëzohet për Lautaro Martinez, do tentojë blerjen në fund të sezonit

Barcelona nuk dorëzohet për Lautaro Martinez, do tentojë blerjen
Barcelona nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga Lautaro Martinez. Më 7 korrik është data e fundit që Interi mund të përfitojë 111 milionë euro nga shitja e argjentinasit, por presidenti i blaugranave Josep Maria Bartomeu ka lënë të kuptohet se edhe përtej kësaj date ai do të bëjë çmos  për të siguruar shërbimet e Lautaros. Bartomeu është shprehur se nuk ka një datë fikse për afrimin e lojtarëve, deklaratë që lë të kuptohet se vera do ta gjejë tepër aktive skuadrën katalanase.

Ndërkohë, nëse nga Lautaro Barcelona nuk heq dorë, e njëjta gjë nuk vlen për Neymar. Për brazilianin Bartomeu është shprehur se ka shanse që sulmuesi i PSG të rikthehet në Katalonjë. Kjo për shkak të situatës së vështirë financiare që po kalojnë klube të ndryshme në Europë. Përsa i përket emrit të Miralem Pjanic, kreu i klubit katalanas ka deklaruar se boshnjaku ishte një lojtar të cilin, katalanasit kishin kohë që e kërkonin. Më tej ai shtoi se shkëmbimi Arthur-Pjanic nuk u bë për të rregulluar bilancin ekonomik të klubit, sepse për një gjë të tillë blaugranat kanë marrë oferta për shumë futbollistë që në përfundim të sezonit do të largohen.