SPORT

Barcelona shet të drejtat e emrit të stadiumit për të investuar në luftën kundër koronavirusit

Barcelona shet të drejtat e emrit të stadiumit për të
Gjiganti spanjoll i futbollit, FC Barcelona njoftoi këtë të martë se do të shesë të drejtat e emrit të stadiumit Camp Nou në mënyrë që ato para të përdoren për kërkime studimore në luftën kundër COVID-19.

Është vetë klubi katalanas që njoftoi një lajm të tillë në faqen e saj zyrtare, duke shënuar herën e parë që ajo ndryshon emrin e saj që prej vitit 1957.

Zyrtarët e klubit shprehen se të drejtat e emrit të stadiumit për sezonin 2020-21 do të shiten dhe ato do të investohen në projekte për të luftuar koronavirusin në vend.

Këto projekte do të zhvillohen nga vetë fondacioni i ekipit, Barça Foundation e cila do të fillojë këtë javë procesin për të gjetur sponsorin e ri për stadiumin.

Gjithsesi ata vendosën që stadiumi 99 mijë vendësh të mbajë sërish emrin Camp Nou.