SPORT

Bayernin e shpëton Lewandowski dhe Gnabry

Bayernin e shpëton Lewandowski dhe Gnabry

Bayerni ia doli mes vuajtjesh t’i rrëmbente fitoren Paderbornin në “Allianz Stadium” me rezultatin 3-2 falë një gjahtar goli si Robert Lewandowski, që realizoi dy golat e fundit për bavarezët në pjesën e dytë, të fundit dy minuta para se të përfundonte koha e rregullt.

Një sukses që u jep mundësi kampionëve në fuqi të Gjermanisë të shkëputen të paktën përkohësisht katër pikë nga Leipzigu.

Gnabry zhbllokoi takimin që në minutën e 25-të, por një gabim i Manuel Neuer i dha mundësinë Srbeny-t të barazonte 1-1 pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Lewandowski përfitoi nga një gabim i skuadrës mike në minutën e 70-të, teksa shënoi për 2-1, i shërbyer nga Gnabry, por sërish Paderborni gjeta forca të për të barazuar me Michel 5 minuta më vonë.

Gjithsesi, në fundin e takimit Lewandowski shpëtoi Bayernin nga nje rezultat negativ, që mund t’i kushtonte kreun, duke dërguar topin në rrjetë sërish pas asistit të Gnabry-t.

Titullar dhe në fushë deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit ishte Klaus Gjasula, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 34-t.