Belgjika dhe Holanda, festë golash! Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve të eliminatoreve për Botërorin 2022

Janë zhvilluar mbrëmjen e sotme 8 përballjet mes kombëtareve europiane të cilat garojnë në Eliminatoret e Kampionatit Botëror Katar 2022, ku bie në sy triumfi i thellë i kombëtares holandeze dhe asaj belge.
Rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot:
Belgjikë-Bjellorusi 8-0
Golashënuesit: Batshuaji 14′, Vanaken 17′, 89′, Trosard 38′, 76′, Doku 42′, Praet 49′, Benteke 70′.
Kroaci-Maltë 3-0
Golashënuesit: Perisiç 62′, Modriç 76′, Brekalo 90′.
Gjibraltar-Holandë 0-7
Golashënuesit: Berghuis 42′, De Jong 55′, Depaj 61′, 88′, Vajnaldum 62′, Malen 64′, Van de Beek 85′.
Luksemburg-Portugali 1-3
Golashënuesit: Rodrigez 30’/ Zhota 45+2′, Ronaldo 51′, Palhinja 80′.
Mali i Zi-Norvegji 0-1
Golashënuesit: Sorloth 35′.
Sllovaki-Rusi 2-1
Golashëlnuesit: Shkrinjar 38′, Mak 74’/ Fernandes 70′.
Turqi-Letoni 3-3
Golashënuesit: Karaman 2′, Çalhanoglu 33′, Jillmaz 52’/ Savalnieks 35′, Uldrikis 58′, Ikaunieks 79′.
Uells-Çeki 1-0
Golashënuesit: James 82′.
Tiranapost.al