SPORT

Benzema fiton Topin e Artë

Benzema fiton Topin e Artë

Karim Benzema fiton Topin e Artë. Nuk kishte asnjë dyshim se dikush tjetër mund t’ia rrëmbente sulmuesit francez të Realit të Madridit këtë çmimin individual.

“Duke parë këtë çmim para meje më bën vërtet krenar për punën që kam bërë. Ishte ëndrra e fëmijërisë. Kam pasur dy modele Zidane dhe Ronaldo dhe gjithmonë e kam pasur këtë ëndërr. Ki parasysh se çdo gjë është e mundur, ishin fjalët e tij pas ngritjes së trofeut.

Karim Benzema u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga revista prestigjioze “France Football”, duke lënë pas Kevin De Bruyne, Robert Lewandowskin dhe Sadio Manenë.

Benzema fiton Topin e Artë

Në fakt, me kriteret e reja të vendosura për këtë trofe, triumfi i 34-vjeçarit ishte formalitet, sepse sezonin e kaluar ishte fitues i La Ligas, Championsit, Superkupës së Spanjës, Superkupës së Europës dhe Nations League me Francën.

Ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 27 gola, i Championsit me 15 gola si dhe dy gola në Superkupë, një total prej 44 golash në nivel klubesh.

Më këtë triumf të Benzemasë mund të thuhet se është thyer përfundimisht miti i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që në këtë edicion ishin shumë larg triumfit.