SPORT

Bergkamp synon Premier League-n, në provë tek Arsenali

Bergkamp synon Premier League-n, në provë tek Arsenali

Një tjetër Bergkamp mund të veshë fanellën e Arsenalit. Këtë herë bëhet fjalë për Mitchel Bergkamp, djalin e legjendës së “Topçinjve”, Dennis. 22-vjeçari aktualisht është pa skuadër pas përvojës me Almere City-n, që luan në kategorinë e dytë holandeze.

Mitchel Bergkamp është në provë te skuadra Under-23 e klubit anglez me të cilën po stërvitet. I ati i tij, Dennis, është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë holandez të të gjitha kohërave, i cili me fanellën e Arsenalit u aktivizuar në 423 ndeshje, duke shënuar 120 gola dhe fituar tre kampionate.