Bëri koment seksist për notaret australiane, i hiqet e drejta të komentojë Lojërat Olimpike komentuesit veteran të Eurosport
Bob Ballard, komentator sportiv, veteran, në Eurosport nuk ka më të drejtën të komentojë ngjarjet sportive në Lojërat Olimpike për shkak të një komenti seksist që bëri.
Kur notaret australiane po largoheshin nga pishina, pas fitores së medaljes së artë ai tha se mbaruan, por duke përdorur një shprehje në konotacion negativ, që nënkupton zvarritjen dhe shtoi: Ju e dini si janë gratë… duke u sjellë vërdallë… duke bërë grimin.
Bashkëkomentuesja e tij dhe kampionia britanike e notit Lizzie Simmonds e quajti menjëherë komentin e tij të pavend, por mbrapsht mori të qeshurat e tij. Asnjë fije reflektimi apo pendese. Komenti u bë viral dhe kjo solli edhe dënimin e tij. Ballard ende nuk ka komentuar mbi ngjarjen.
Ndërkaq, Mollie O'Callaghan, Emma McKeon, Meg Harris dhe Shayna Jack mundën SHBA-në dhe Kinën në garën në ekip të stafetës 4x100 m stil i lirë.