SPORT

Bëri paraqitje zhgënjyese në kampionat, Arsenali “shpërblen” mbrojtësin brazilian me rinovim

Bëri paraqitje zhgënjyese në kampionat, Arsenali
Pavarësisht paraqitjes katastrofike në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, David Luiz vijon të gëzojë besimin e trajnerit dhe drejtuesve të Arsenalit, pasi klubi londinez i ka rinovuar ditën e sotme kontratën edhe me një tjetër sezon.

Mbrojtësi 33-vjeçar brazilian është pjesë e Arsenalit që prej verës së kaluar, kur nënshkroi një kontratë një vjeçare, ndërsa tani ka firmosur për të qëndruar edhe një sezon tjetër me fanellën e “topçinjve”.

Kujtojmë që pak ditë më parë braziliani i kishte “shkelur syrin” Benficës, pasi kishte deklaruar se dëshironte të mbyllte karrierën te klubi portugez, ku edhe shpërtheu disa sezone më parë, para se të transferohej te Chelsea.