SPORT

Bjellorusi-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja 11-shja e kuqezinjve

Bjellorusi-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja 11-shja e

Kombëtarja Shqiptare rikthehet në fushë pas rreth 10 muajsh mungesë dhe e bën këtë nga Minsku i largët, ku do të laujë ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, përballë Bjellorusisë vendase.

Në një stadium të boshatisur, për shkak të pandemisë Covid-19, kuqezinjtë e Edi Rejas janë gati të debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në edicionin e dytë të këtij kompeticion dhe të provojnë fitoren.

Pavarësisht mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja n uk ka hequr dorë nga rreshtimi i tij i preferuar 3-5-2 dhe ka ndarë mendjen për 11 futbollistët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Bjellorusia: Gutor; Zolotov, Martynovich, Naumov, Bordachev; Nekhaychik, Yablonski, Selyava, Stasevich; Dragun, Lisakovich

Shqipëria: Strakosha; Dermaku, Gjimshiti, Veseli; Trashi, Hysaj, Abrashi, Gjasula, Bare; Manaj, Cikalleshi