SPORT

Bllokimi i fluturimeve/ Kombëtarja e Futsall nuk arrin dot të udhëtojë drejt Ukrainës

Bllokimi i fluturimeve/ Kombëtarja e Futsall nuk arrin dot të

Kombëtarja Shqiptare e Futsall (futboll në salla të mbyllura) nuk ka arritur të udhëtojë drejt Ukrainës për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të eliminatoreve për kampionatin europian 2022 që do të zhvillohej në datën 11 Prill në qytetin e Zaporizhias.

Kjo ka ndodhur për shkak të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të AlbControl që kanë paralizuar qarkullimin ajror në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila njofton se ka informuar UEFA-n në lidhje me pamundësinë e udhëtimit të kombëtares shqiptare. Ende nuk dihet nëse kombëtarja do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë për shkak të mosparaqitjes.

Bllokimi i fluturimeve/ Kombëtarja e Futsall nuk arrin dot të

Tiranapost.al