SPORT

Botërori 2030 do të mbahet në tre kontinente

Botërori 2030 do të mbahet në tre kontinente


Kupa e Botës 2030 do të jetë e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi i 100-vjetorit të turneut (që filloi në vitin 1930, në Uruguaj), tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Amerikën e Jugut (Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj) dhe pjesa tjetër do të ndahet midis tri vendeve që hodhën kandidaturën e përbashkët për Kupën e Botës: Portugali, Spanjë dhe Marok.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, presidenti Gianni Infantino deklaroi: “E para nga këto tri ndeshje sigurisht që do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka. Në stadiumin mitik “Centenário”, pikërisht për të festuar 100-vjetorin e Botërorit të Futbollit.”

Botërori 2030, ashtu si Botërori 2026, do të luhet me 48 ekipe dhe do të ketë 104 ndeshje.