SPORT

Botërori "Katar 2022"/ Kosova siguron fitoren e parë

Botërori "Katar 2022"/ Kosova siguron fitoren e parë

Kosova ka siguruar fitoren e parë në kualifikuesen e botërorit “Katar 2022”.

Ekipi dardan ka mundur me rezultatin 0-1 Gjerogjinë, duke triumfuar për herë të parë në një kompeticion të tillë që nga krijimi.

Sfida u vulos nga autogol i shkaktuar nga ekipii Gjeorgjisë në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë Gjeorgjia u mundua të reagonte, por Kosova e administroi mirë, teksa në fund qarkulloi topin rrjedhshëm dhe nuk la vend për surpriza.

Kujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Me këtë fitore, Kosova u ngjit në vendin e 3-të me 3 pikë në 3 ndeshje.

Tiranapost.al