SPORT

Brahim Diaz: Nder të vesh fanellën e Milanit, duam titullin kampion

Brahim Diaz: Nder të vesh fanellën e Milanit, duam titullin kampion

Erdhi te Milani në huazim një vjeçar nga Reali i Madridit, por sulmuesi 21-vjeçar i ka idetë e qarta për aventurën e tij me klubin kuqezi dhe këtë e bën të ditur që në intervistën e parë të dhënë për mediat italiane.

“Është një nder i madh që jam këtu, pasi Milani është një klub i madh e me histori të jashtëzakonshme, ndaj edhe unë dua të lë shenjën time këtu. Milani duhet të synojë titullin kampion, jo thjesht rikthimin në Champions. Ibrahimoviç dhe Tona;li janë goxha sinjale për këtë”, u shpreh Diaz.

Sulmuesi i talentuar spanjoll do të mbajë veshur fanellën me numrin 21, të cilën në pjesën e dytë të sezonit të kaluar e mbajti gjiganti suedez Zlatan Ibrahimovic, ndërsa në intervistën e dhënë sot, sqaroi edhe pozicionin e tij të preferuar në fushën e lojës.

“Është një kënaqësi dhe nder për mua që të vesh fanellën me numrin që mbajti Ibra mbi shpinë. Në fushë preferoj të luaj pas sulmuesve, pasi kam driblim të mirë dhe cilësi teknike. Bisedën time me Piolin nuk do ta bëj të ditur, por jam gati të luaj ku të më kërkojë trajneri”, u shpreh futbollisti.