SPORT

Në ndeshjen me Çekinë nuk do të luajë Armando Broja! Ja çfarë tha trajneri për të

Në ndeshjen me Çekinë nuk do të luajë Armando Broja!

Nesër, kombëtarja Kuq e Zi do të presë në “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, një përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për kualifikimin e ekipit në fazën e grupeve të kompeticionit.

Në një konferencë për shtyp, trajneri, Sylvinho njoftoi se Armando Broja nuk do të jetë prezent në sfidën e nesërme.

"Përsa i përket Brojës duhet të jap një lajm të keq, ka qenë me skuadrën për vetëm 2 ditë dhe pas konsultave me mjekun tonë dhe me mjekët e Chelsea, ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme. Përsa i përket Gjasulës, gjithçka është në rregull dhe ai është gati për të luajtur”,- u shpreh tekniku Sylvinho.