SPORT

Broja pas triumfit ndaj Hungarisë: Kur trajneri s’të fut, s’duhet të bëhesh me nerva

Broja pas triumfit ndaj Hungarisë: Kur trajneri s’të fut,

Armand Broja, protagonist i golit që i siguroi triumfin Shqipërisë ka thënë së ndihet krenar për fitoren dhe golin e realizuar.

Në një intervistë për Supersport ai ka treguar se ekipi është i rëndësishëm dhe të gjithë luftuan në fushë.

Gjithashtu ai është shprehur se është lojtar që dëshiron të luajë gjithë ndeshjen, por edhe kur të fut trajneri për pak minuta duhet të jesh pjesë e ekipit.

I pyetur nëse ndihej i vlerësuar nga Reja, futbollisti 19 vjecar nuk ka dëshiruar të japë koment.

Kujtojmë se, Shqipëria arriti të siguronte fitoren në sfidën me Hungarinë pas golit të shënuar nga Armand Broja në minutën e 87, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e botërorit Katar 2022.

Me këtë triumf, Shqipëria shkon në kuotën e 9 pikëve pas 5 raundeve, duke u renditur momentalisht e dyta, pas Anglisë.

Deklarata e Armand Broja-s

Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.

Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në fushë dhe jemi të kënaqur.

Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin

A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them.

Tiranapost.al