SPORT

Cadena Ser lëshon “bombën”, Messi refuzon rinovimin, do largohet nga Barça në 2021-in

Cadena Ser lëshon “bombën”, Messi refuzon rinovimin, do
Cadena Ser lëshon bombën e merkatos. Sipas radios spanjolle Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero. Është kjo dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, pasi te blaugranat nuk ka më stimuj. Sipas programit El Larguero në Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2023 6-herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro. Për momentin Manchester City  i Pep Guardiolës është klubi që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, por e ardhmja e tij nuk dihet ende se në cilën skuadër do të jetë. Edhe Interi me pronarët e rinj kinezë po shfaq interes të vazhdueshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një tentativë për të transferuar Messin në San Siro për t’iu kundërpërgjigjur Juves që 2 vite më parë transferoi në Torino Cristiano Ronaldon.