SPORT

Caktohet data në të cilën tifozët e Premier League do të mund të kthehen në stadiume

Caktohet data në të cilën tifozët e Premier League do

Një lajm i mirë është dhënë sot në Britani për tifozat e futbollit, teksa autoritetet kanë njoftuar se duke filluar nga data 17 Maj do të lejohet rikthimi i tyre në stadiume në një kapacitet të limituar deri në 10,000 tifozë për stadiumet e mëdha.

Në rast se kapaciteti i stadiumit do të jetë 25.000 ose më i vogël, atëherë në stadium do të lejohen 4000 sportdashës, që ndonëse është larg atmosferës së dikurshme kur stadiumet britanike mbusheshin plot e përplot, është një hap i mirë në krahasim me stadiumet bosh.

Ky lajm është pozitiv edhe për Kampionatin Europian të futbollit për ato ndeshje që janë planifikuar në stadiumin “Wembley”, ku do të mund të shkojnë sportdashës nga etni të ndryshme për të ndjekur kombëtaret e tyre.

Tiranapost.al