SPORT

Charles Leclerc i Ferrarit fiton Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1

Charles Leclerc i Ferrarit fiton Çmimin e Madh të Austrisë

Charles Leclerc i Ferrarit ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Max Verstappen (RedBull) u rendit në vend të tretë, teksa podi u kompletua nga Lewis Hamilton (Mercedes).

Charles Leclerc i Ferrarit fiton Çmimin e Madh të Austrisë

Gara filloi nën një atmosferë të shkëlqyer të krijuar nga tifozët. Edhe pse Verstappen u nis nga vendi i parë, ai u parakalua nga piloti i Ferrarit në xhiron e 12-të, me Leclerc që frenoi më mirë dhe mori kreun.

Charles Leclerc i Ferrarit fiton Çmimin e Madh të Austrisë

24-vjeçari nga Montekarlo vijoi duelet me Verstappen, të cilin e parakaloi edhe dy herë të tjera. Në fund pati probleme, por ia doli ta mbyllë garën në vend të parë.

Probleme shfaqi makina tjetër e “kokëkuqes” italiane, ajo e Carlos Sainz. Spanjolli tentoi parakalimin e Verstappen në xhiron e 57-të, por motori u thye, madje makina Ferrari u përfshi nga flakët.

Vendi i katërt për George Russell, i cili u rendit përpara Esteban Ocon dhe Mick Schumacher. Botërori vazhdon të kryesohet nga holandezi Vestappen pas 11 Çmimeve të Mëdha.

Kampioni i botës në fuqi numëron 208 pikë, Leclerc renditet i dyti me 170 pikë. Më pas vjen meksikani Perez i Redbullit me 151 pikë, teksa Lewis Hamilton, i cili nuk e ka shijuar akoma suksesin e parë sezonal, ka mbledhur vetëm 109 pikë.