SPORT

Chiesa pranë Juves, ja formula e transferimit

Chiesa pranë Juves, ja formula e transferimit

Për Federico Chiesën janë ditët e fundit me fanellën e Fiorentinës. Siç shkruan shtypi Italian, lojtari, pas humbjes me Interin, ka kërkuar nga drejtuesit që ta lënë të lirë të largohet dhe destinacioni i tij është Juventusi.

Prej kohësh flitet për një “divorc” mes palëve, por kësaj radhe Chiesa ka dalë hapur duke kërkuar largimin dhe presidenti Commisso është i orientuar ta kënaqë.

Strategjia e Juventusit do të jetë si ajo me Moratan: huazim për 10 milionë euro me të drejtë blerjeje 40-45 milionë euro të ndarë në disa këste për të mos rënduar bilancin e kampionëve në fuqi.