SPORT

Christian Atsu gjendet i pajetë nën rrënojat e shtëpisë së tij pas tërmetit në Turqi

Christian Atsu gjendet i pajetë nën rrënojat e shtëpisë

Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, ka konfirmuar agjenti i tij.

31-vjeçari kishte luajtur për Chelsean dhe Newcastle në Premier League, dhe më pas luajti për Hatayspor.

“Në gjendjen më të rëndë më duhet t’u njoftoj se, fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”, shkroi në Twitter agjentja e tij Nana Sechere.

"Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij."

Atsu iu bashkua Hatayspor në shtator 2022 pas një sezoni me ekipin e Arabisë Saudite Al-Raed dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt.

Ai fitoi 65 paraqitje për Ganën dhe e ndihmoi vendin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës 2015, ku humbën ndaj Bregut të Fildishtë me penallti. Atsu më vonë u emërua lojtari i turneut.

Ai iu bashkua Chelseat nga Porto në vitin 2013 dhe pati disa periudha huazimi në klube duke përfshirë Everton dhe Bournemouth.