SPORT

Conte humbet Barrelan për 2 ndeshjet e ardhshme

Conte humbet Barrelan për 2 ndeshjet e ardhshme
Antonio Conte humbet Nicolo Barrelan për të paktën dy ndeshje. Dëmtimi që pësoi para sfidës ndaj Bolognas do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për një javë mesfushorin e kombëtares italiane i cili vuan nga një tërheqje muskulare në aduktorët e kofshës së djathtë. Gjëndja e Barellas do të vlerësohet ditë pas dite duke iu referuar komunikatës së Interit, por e sigurt është mungesa e tij në dy takimet e kësaj jave që do të zhvillojnë zikaltrit, të enjten ndaj Hellas Veronës në transfertë dhe të hënën përballë Torinos. Stafi mjekësor zikaltër do të tentojë ta rikuperojë mesfushorin për ndeshjen ndaj Spal e vlefshme për javën e 33-të që do të zhvillohet të enjten e 16 korrikut. Rikthimet e Brozovic dhe Vecinos e bëjnë më pak alarmante situatën e Interit në mesufushë aty ku Conte nuk ka në dispozicion as Sensin. Ndërkohë për ndeshjen ndaj Veronës do të mungojë edhe Bastoni i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Bolognas ndërsa rikthehet nga pezullimi prej 3 ndeshjesh sllovaku Milan Skriniar.