SPORT

Conte: I lumtur që siguruam Championsin, do të ketë rotacion

Conte: I lumtur që siguruam Championsin, do të ketë rotacion
Antonio Conte ka për çfarë të krenohet në përfundim të sezonit të parë në krye të Interit, edhe pse janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur. Tekniku zikaltër, në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës deklaroi:

“Kemi qenë gjithmonë në vendet e para në klasifikim dhe kjo është zona ku një skuadër si jona duhet të qëndrojë. Shoqëria kërkonte që gjërat të përmirësoheshin krahasuar me të kaluarën dhe të garantohej një lloj stabiliteti që  të mos e siguronim një vend në Champions në frymën e fundit.”

Më pas trajneri puljes analizoi kundërshtaren e radhës, Fiorentinën, që mban një pozicion larg ambicieve të saj.

“Fiorentina ndodhet në një situatë në renditje që nuk i përshtatet cilësisë që ka kjo skuadër. Ka një organikë me nivel të mirë dhe Iachini ka bërë një punë shumë të mirë. Ata tani janë të qetë, por kundër Interit gjithmonë e gjen motivimin për të dhënë maksimumin. Edhe në jemi të qetë, pa presionin e renditjes. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të ndryshoj diçka, duke parë që kemi nevojë të pushojmë. Do të ketë rotacion në disa role.”

Kuptohet qartë qe titulli është praktikisht i Juventusit, Conte as që e çon ndërmend se mund të rikuperojë 8 pikë në 4 ndeshje.