SPORT

Conte ka të drejtë për kalendarin, por rezultatet i rrëzojnë alibinë

Conte ka të drejtë për kalendarin, por rezultatet i
“Kalendar i çmendur, duket sikur është bërë për të vënë në vështirësi Interin. Luajmë gjithmonë kundër kundërshtarëve që kanë pasur më shumë kohë për të pushuar.” Kështu shpërtheu Antonio Conte, pas barazimit 2-2 të Interit në “Olimpico” ndaj Romës, duke nxitur dyshimet. A ka të drejtë tekniku ziklatër? A është përpiluar kalendari për të ruajtur ekuilibrat? Nëse u hedh një sy dhënave, ato i japin të drejtë trajnerit puljez.

Interi, nga shtatë ndeshje të Serisë A që ka zhvilluar pas pauzës së kampionatit, vetëm në dy raste (përballë Bolognas dhe Veronas) ka qenë i barabartë me rivalët sa i përket kohës në dispozicion për të pushuar, në pesë sfida të tjerë rivalët gjithmonë kanë pushuar një ditë më tepër (kundër Parmës, Brescias, Torinos, SPAL-it dhe Romës).

Muk ka ndodhur kështu me skuadrat e tjera rivale, si Juventusi apo Lazio, që thuajse në çdo përplasje kanë patur të nëjtën kohë në dispozicion për të pushuar.

Por Conte, në fakt, “tradhtohet” nga një e dhënë mjaft interesante: Interi, në pesë rastet kur ka pushuar më pak se kundërshtarët, ka arritur të fitojë katër ndeshje dhe të barazojë vetëm një (me Parmën 2-1, Brescian 6-0, Torinon 3-1,  SPAL-in 4-0 dhe 2-2 me Romën). Pikët që e kanë penalizuar në garën për titullin Interi i ka humbur me Bolognan në “San Siro” (1-2), Veronan (2-2) dhe kundër Sassuolos (3-3). Asnjë nga këto ekipe që i kanë marrë pikë Interit nuk kanë pushuar më shumë se zikaltrit përpara përplasjes.