SPORT

Coronavirusi ndal edhe futbollin brazilian

Coronavirusi ndal edhe futbollin brazilian
Frika që ka shkaktuar pandemia e Coronavirusit ndal edhe futbollit brazilian. Federata e Futbollit e vendit amerikano-jugor ka zyrtarizuar ndërprerjen e të gjitha garave kombëtare deri në një njoftim të dytë, për të parandaluar përhapjen e Coronavorirusit.

“Jemi të vetëdijshëm dhe marrim përgjegjësitë tona në luftën kundër përhapjes së Covid-19 në Brazil,” – deklaroi presidenti CBF, Rogerio Caboclo. Më parë drejtuesit e futbollit brazilian kishin urdhëruar zhvillimin e ndeshjeve të kësaj fundjave pa tifozë. Pezullimi i futbollit në Brazil erdhi pasi u ndalën thuajse të gjitha ligat në Europë, përfshirë Championsin dhe Europa Leaguen.