SPORT

Covid-19 mbyll kampionatin belg, i pari në Evropë që përfundon para kohe

Covid-19 mbyll kampionatin belg, i pari në Evropë që
Nëse në Serie A, La Liga, Premier League, Bundesliga, Eredivisie etj po diskutohet ende për mënyrën sesi dhe datën se kur mund të rifillojnë kampionatet, në Belgjikë kanë marrë vendimin drastik për të mbyllur përpara kohe sezonin futbollistik 2019-2020. Lajmin e ka dhënë federate belge e futbollit që nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se në këto kushte është i pamundur rifillimi i kampionatit për shkak të pandemisë së COVID-19. Renditja ka mbetur e pandryshuar siç ka qenë në momentin e ndërprerjes me Club Brugge që ka fituar titullin kampion për edicionin 2019-2020 pasi kryesonte me 15 pikë avantazh ndaj Gent të vendit që ashtu si Club Brugge do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League.

Në këtë vendim të federatës belge të futbollit ka të bëjë edhe fakti që sezoni në Belgjikë nis shumë herët që në muajin korrik dhe në këto kushte nëse vazhdohej ky sezon do të vihej në pikëpyetje vazhdimësia e sezonit të ardhshëm. Mbyllja e sezonit përpara kohe nuk do t’u ketë pëlqyer aspak disa klubeve të mëdha belge si Anderlecht apo Standart Liege e Genk që do të mbeten jashtë Kupave të Europës sezonin e ardhshëm pasi ishin në pozicione jo komode në renditje. Në Belgjikë deri në këto momente ishin zhvilluar 29 takime dhe pas raundit të 30-të ku skuadrave do t’u përgjysmoheshin pikët do të niste faza play-off për titullin kampion, Europa League dhe qëndrimin mes më të mirëve.