SPORT

Covid-19, Ronaldo pranon uljen e pagës me 3,8 milionë euro

Covid-19, Ronaldo pranon uljen e pagës me 3,8 milionë euro
Koronavirusi ka ndikuar që shumë biznese nëpër botë të kenë vështirësi financiare dhe kjo ka ndikuar edhe në futboll.

Shumë lojtarë tashmë janë përjashtuar nga skuadrat e tyre e disa kanë pranuar të marrin pagë të përgjysmuar për t’i mos i krijuar klubit vështirësi ekonomike.

Sipas Tuttosport, edhe Cristiano Ronaldo i është bashkuar iniciativës për të hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij.

Shtypi italian ka bërë të ditur se 35-vjeçari ka pranuar që nga paga e tij të hiqen 3.8 milionë euro, një pagë e ngjashme me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.

Ky vendim është marrë pas një bisede me kapitenin e skuadrës Giorgio Chiellini që të heqin dorë nga një pjesë e pagës dhe të ndihmojnë klubin.