SPORT

Vdes Ylli Mihali, doktori i Kombëtares shqiptare

Vdes Ylli Mihali, doktori i Kombëtares shqiptare

Pas dy javëve në intubim Ylli Mihali, mjeku i Kombëtares shqiptare prej 27 vitesh, nuk ia doli dot. Covidi i mori jetën. Mihali ishte 55 vjec. Lajmin e ka dhënë Armand Duka përmes një statusi në Facebook.

"Të dashur miq! Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ?do hap dhe moment të jetës së tij.

Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ?do situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!", shkruan Duka.