Manchester United ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.
Përmes një deklarate zyrtare ekipi anglez bën të ditur se kjo ka ardhur pas një marrëveshjeje të përbashkët, por mediat e lidhin fundin e futbllistit portugez me deklaratat e tij publike kundër trajnerit.
Deklarata zyrtare e Manchester United:
"Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë".
Edhe vetë Ronaldo ka publikuar një deklaratë:
“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen”, shkruan ai.