SPORT

Dani Alves shpallet fajtor për një përdhunim dhe dënohet me burg

Dani Alves shpallet fajtor për një përdhunim dhe dënohet me

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, u shpall fajtor sot nga një gjykatë spanjolle për përdhunimin e një gruaje në një klub nate të Barcelonës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 31 dhjetorit të 2022-shit. Ai u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Alves, 40 vjeç, i cili është një nga futbollistët më të dekoruar në historinë e sportit, e mohoi këtë histori. Vendimi mund të apelohet.

Sipas dëshmisë së viktimës së përdhunimin, ai e joshi në tualetin e zonës vip, në klubin e natës dhe më pas e përdhunoi.

Alves u shpall fajtor, u dënua me burg dhe kërkesa e tij për lirim me kusht dhe 50 mijë euro dëmshpërblim, u refuzuan nga gjykata.