SPORT

Dede: Në 1 javë nuk mund të ndryshoj gjithçka, Cobbinah ja pse u largua

Dede: Në 1 javë nuk mund të ndryshoj gjithçka, Cobbinah ja

Trajneri i Tiranës Nevil Dede doli në konferencë për shtyp përpara derbit të Shqipërisë ndaj Vllaznisë, ndërsa dha një shpjegim edhe për largimin e Cobbinah, ndërsa preku disa tema dhe jo vetëm ndeshjen e radhës.

Seanca e parë stërvitore – Deri tani kemi punuar mirë. Jam i kënaqur shumë nga grupi. Dihet që lojtarët që erdhën nga kombëtare janë në gjendje të mirë. Na bëjnë të besojmë që grupi ka marrë formë. Urim për kombëtaren që doli i pari, por dhe për gjithë futbollin shqiptar. Shqipëria lartësohet shumë përmes futbollit.                                                                        Kampionati dhe Vllaznia – Kampionati është një maratonë e gjatë, ka vështirësi rrugës është garë me pengesa. Në këtë situatë, është e rëndësishem që grupi të ndihet mirë. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot. Është e vërtetë që kemi ca probleme. Ne mendojmë të kemi elementët e duhur për të shkuar në Shkodër për të fituar gjithmonë. Përballemi me një skuadër, tradita dihet, respekti është reciprok. Ka qenë historikisht mes dy klubeve. Ambjenti është perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli dhe për t’u shprehur si dhe të fitojë ai më i zoti. Është bukuri e futbollit shqiptar. Kjo ‘klasike’ i jep një interes më të madh mediatik dhe komuniteti sportiv.                                                                                                                                    Shitja e Cobbinah– Interesat e klubit për Cobbinah janë të tilla që duhet të largohej askush me parametër zero. për projektin që ka ky klub. Pas diskutimeve frytdhënëse arritëm në konkluzion se më e mira është që të mos humbisnim me parametër zero.

Vllaznia – E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton të huaj apo shqiptar.

Gjendja e ekipit në prezantim – E keni ndjekur dhe prezantimin tim . Kam bërë vetëm një seancë të premten.Jo pa qëllim e lashë pushim të shtunë të diel. U thashë një batutë me shaka: ‘Shkoni karikoni baterite për telefonin. Shijoni fundjavën e këndshme dhe të jemi të karikuar për javën që vjen dhe optimizmin’.

Tirana e Dedes – Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampioanti fatnmirësiht sapo ka filuar. Kemi gjithë kohën në dispozicion. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skaudrën. Çdokush  ta kuptojë mirë në këtë klub siç ka jetuar suksese, të përjetojnë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri, për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon, besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër”, deklaroi Dede.