SPORT

Deklarata e Jose Mourinho, pas fitores së Romës

Deklarata e Jose Mourinho, pas fitores së Romës

Pas fitores së Conference League, Jose Mourinho i ka premtuar besnikëri tifozëve të Romës, të paktën edhe për një sezon tjetër:

“Shkruan historinë e këtij klubi. Ishte e vështirë të arrinim këtë sukses, por kishim shumë besim. Dhamë gjithçka në këtë turne pa harruar edhe Serie A. E ardhmja? Unë do të qëndroj këtu, kjo është e sigurt. Ndihem roman 100%. Pavarësisht se ka zëra, unë nuk largohem nga Roma, thjeshtë duhet të projektojmë si duhet sezonin e ri.

Në këto momente më kalojnë shumë gjëra në kokë, jam këtu prej 11 muajsh, por që në fillim e kuptova që kishte një lidhje speciale me këtë klub”, u shpreh Mourinho.

Deklarata e Jose Mourinho, pas fitores së Romës

Më pas u ndal te fakti që është ai së bashku me Trapattoni dhe Ferguson janë tre trajnerët e vetëm që kanë fituar në tre dekada të ndryshme:

“Ky fakt më bën të ndihem pak i plakur, por është edhe diçka e bukur për karrierën time. Tani do të iki me pushime dhe do të mendoj më gjatë, por më parë do të festojmë më tifozët roman, jam shumë i lumtur për ta dhe për lojtarët e mi”, u shpreh Mourinho në konference për shtyp.