SPORT

Derbi spanjoll Sevilla-Real Betis luhet online, "virusi" infekton dhe skuadrat e tjera

Derbi spanjoll Sevilla-Real Betis luhet online, "virusi" infekton dhe
Me shtyrjen e të gjitha evenimenteve sportive dhe pezullimin e ndeshjeve të futbollit për shkak të koronavirusit, lojtarët kanë gjetur mënyra të tjera për të shpenzuar kohën.

Edhe këtë herë duke luajtur futboll, por jo në fushën e blertë, por në kompjuter.

Dy lojtarët spanjoll, Serdio Reguilon i Sevillas dhe Iglesias i Real Betisit rikrijuan derbin spanjoll në FIFA 2020.

Të dy lojtarët zgjodhën skuadrat respektive dhe u ndeshën online nga shtëpitë e tyre.

Përballja mes të dyve u transmetua online në Youtube dhe Twitch ku ka patur një audiencë prej 62 mijë personash.

Ndeshja e vërtetë mes dy skuadrave duhej të zhvillohej ditën e dielë por ajo u shty për datën 3 prill për shkak të koronavirusit.

Ndërsa një prej skuadrave të kategorisë së 4 angleze, Leyton Orient ka ftuar të gjithë skuadrave të kampiomateve amgeze, skoceze, holandeze, australiane e daneze që të bashkohen në një kampionat të FIFA-s online.

Ideja nisi fillimisht nga disa komentues në Tëitter, ku më pas skuadrës angleze i pëlqeu ideja.

Fillimisht u parashikua qe te formoheshin 64 skuadra, por tashmë pas interesimit të madh, mund të zhvillohet dhe me 128 skuadra.