SPORT

Dështimi ndaj Anglisë, Reja bën 8 ndryshime në formacion në ndeshjen me Andorrën

Dështimi ndaj Anglisë, Reja bën 8 ndryshime në formacion
Kombëtarja shqiptare do të luajë me shumë ndryshime në ndeshjen me Andorrën, e vlefshme për botërorin “Katar 2022”. Kjo për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet.

Ardian Ismajli, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi jqanë pezulluar përshkak të kartonëve të marrë. Ndërsa të dëmtuar janë Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli dhe Armando Broja. Edy Reja pritet të hedhë në fushë një formacion me 8 ndryshime nga sfida me Anglinë, teksa ka thirrur tre lojtarë të rinj, Ernest Muçin, Taulant Seferin dhe Enis Çokajn.

Strakosha, Uzuni dhe Hysajn pritet që të jenë në fushë nga ndeshja e fundit. Në prapavijë pritet të rreshtohen Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, ndërsa në mesfushë nga e djathta Odise Roshi dhe e majta Elseid Hysaj.

Në qendër të mesfushës do të rreshtohen Ylber Ramadani dhe Qazim Laçi, ndërsa nga minuta e parë Reja pritet t’i besojë Endri Çekiçit. Në repartin e sulmit, Uzuni mendohet ta nisë nga fillimi, i shoqëruar me Taulant Seferin ose Ernest Muçin.

Tiranapost.al