SPORT

Disa informacione për tifozët që do e ndjekin në stadium përballjen Shqipëri - Kroaci dhe për ata që s`kanë bileta

Disa informacione për tifozët që do e ndjekin në stadium

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Euro 2024. Një takim që do të zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut.

Dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Gjithashtu procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë.

Disa informacione për tifozët që do e ndjekin në stadium

Disa informacione për tifozët që do e ndjekin në stadium

Biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat do të kontrollohen nga stafi i stadiumit.

Kujdes! Të gjithë tifozët duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Kujtojmë se nga ndeshja me Italinë, UEFA vendosi 37 mijë euro gjobë.

Ata që nuk kanë bileta, mund ta shikojnë ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Vieëing Heiligengeistfeld.