SPORT

Djokoviç flet pasi fitoi të drejtën për të qëndruar në Australi

Djokoviç flet pasi fitoi të drejtën për të

Novak Djokovic ka reaguar pasi gjykata tribunale në Melburn anuloi vendimin e qeverisë australiane që i mohonte të drejtën tenistit serb për t’u futur në shtetin e tyre për sa kohë nuk ishte i vaksinuar.

“Jam i lumtur dhe krenar që gjyqi anulojë vendimin për të më dëbuar. Pavarësisht gjithçka që ndodhi, dëshiroj të qëndroj dhe të konkurroj për të fituar Australian Open. Jam totalisht i fokusuar tek ky objektiv. Erdha këtu për të luajtur në një nga turnet më të rëndësishëm përpara këtyre tifozëve të mrekullishëm”, u shpreh ndër të tjera Djokovic.

Avokatët e Djokovic paraqitën në gjykatë një tampon që konfirmonte se Djokovic ishte prekur nga COVID-19 më 16 dhjetor, në këto kushte nuk mund të vaksinohej brenda 6 muajve. Pavarësisht këtij vendimi nga gjykata, autoritet australiane nuk kanë ndërmend të dorëzohen pasi do të apelojnë këtë vendim.

Tiranapost.al