SPORT

Djokovic mund të humbasë edhe turneun ‘Roland Garros’ pas ‘Australia Open’

Djokovic mund të humbasë edhe turneun ‘Roland Garros’ pas

Tenisti serb Novak Djokovic mund të humbasë edhe turneun Roland Garros të Francës pas ‘Australia Open’ pasi nuk është i vaksinuar.

Të dielën numri 1 i tenisit u dëbua nga Australia duke humbur mundësinë për të fituar për herë të 10 ‘Australian Open’, por sipas një ligji të ri në Francë ai rrezikon të mos hyjë në këtë vend në maj.

“Super Green Pass” është gati të hyjë në fuqi në Francë dhe nuk do të bëhet asnjë përjashtim, as për sportistët e huaj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministrja franceze e sportit Roksana Maracineanu.

“Pasaporta e vaksinimit do të jetë e detyrueshme për spektatorët, por edhe për ata që ushtrojnë sport, për sportistët profesionistë, francezë dhe të huaj”, tha ministrja.

Tiranapost.al