SPORT

Draxler në shitje, Bayern kërkon të përfitojë

Draxler në shitje, Bayern kërkon të përfitojë

Paris Saint Germain ka nevojë për disa shitje që të bëjë një goditje të madhe në merkato. Drejtuesit duan të sakrifikojnë Julian Draxler e më pas të bëjnë blerje, por fantazisti gjerman nuk ka ndërmend të lëvizë, edhe pse interesimi për të nuk mungon. Bayern i Mynihut dëshiron të afrojë 27-vjeçarin, që ka vetëm një vit kontratë të mbetur, por kërkesa e parizienëve është të paktën 25 milionë euro.  Bavarezët nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për një lojtar që vitin tjetër mund ta marrin falas, ndaj vetëm në ditët e fundit të merkatos mund të arrihet në një akord që kënaq të gjitha palët.