SPORT

Duka në konferencë: Pse 12 herë më keq se Kosova jemi ne? Ja si mund ta shpëtojë qeveria futbollin

Duka në konferencë: Pse 12 herë më keq se Kosova jemi ne? Ja

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, kanë mbajtur një konferencë për mediat për 4 kërkesat që kërkohet të plotësohen nga qeveria, të cilat kanë çuar deri në bojkot. Duka theksoi se Ligji i Sponsorizimeve nuk ka sjellë deri më sot asnjë të ardhur dhe për këtë arsye ai është kërkesa kryesore:

“Nuk kanë asnjë argument që mund të japin për ligjin e sponsorizimit. Kam dëgjuar argumente të ndryshme. Ne nuk kërkojmë gjëra të mëdha. Bujqësia është jetike, sporti i domosdoshëm. 3 klube janë me borxhe. Nuk janë detyrime fiskale për arsye të aktivitetit, janë të trashëguara, kur janë privatizuar. Qeveria mund t’i falë gjobat dhe kamatëvonesat. E di sa është ndikimi në buxhetin e shtetit, më pak se 1 milionë euro. Le të bëjnë ligjin e sponsorizimit, le mos i falin ato, ligji i sponsorizimit është më i rëndësishmi”.

Duka në konferencë: Pse 12 herë më keq se Kosova jemi ne? Ja

Ai përmendi shembullin e Kosovës:

“Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro. Pse 12 herë më të këqij se Kosova jemi ne? Nuk bëhet mbrojtja duke thënë që kjo qeveri ka financuar, këtë e këta, po mo i ka financuar, e kemi duartrokitur kur është dashur. Ose merre dhe kopjo Kosovën, Maqedoninë, Hungarinë dhe bëj një gjë për sportin që të jetë e sigurtë. ”

Duka në konferencë: Pse 12 herë më keq se Kosova jemi ne? Ja

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, la të kuptohet se bojkoti nuk do të ndërpritet ndërsa negociatat me qeverinë vijojnë:

“Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vjet me kërkesat e kuadrit ligjor. Edhe nëse zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, po luftojmë për një kauzë dhe një qëllim të madh. Nuk mund të parashikoj hapat e mëtejshme. Presidentët e Ligës do të marrin vendimin e duhur, i cili mendoj se do të respektohet.”

Kërkesat e tjera

“Ne duam ta formalizojmë sportin. Janë të përcaktuara shpenzimet, nga biletat, nga reklamat, nga sponsorizimet. Të bëhen aq, ndryshe është e vështirë. Bujqësia është jetike, sporti i domosdoshëm. Sa i takon gjobave dhe kamatave, janë tre klube që i kanë krijuar ndër vite. Nuk themi që të mos i paguajnë detyrimet. T’i paguajnë, por qeveria t’u falë gjobave dhe kamatave. Më pak se 1 milion euro është dëmi. Nëse kjo është pika që i vret ata, le të mos e bëjnë atë. Por le ta bëjnë Ligjin e Sponsorizimit. Në këtë gjendje as nuk i mbajmë dot lojtarët, jo më të sjellim cilësorë. Po e shohim si po ikin në Kosovë. Për këtë, këtë periudhë tatimi mbi pagën të bëhet zero të zgjatet me më shumë se dy vite. Nuk duan as këtë, le të bëjnë ligjin e Sponsorizimit”.

“E kemi informuar UEFA-n për çdo gjë. Kam pasur një bisedë me presidentin dhe e kam informuar. Nuk është se është vendimmarrje e tyre. Janë të interesuar të zgjidhet kjo çështje, që qeveria të bëhet mbështetëse e sportit. Në takimet me kryeministrin më ka thënë që duhet t’i bëjëm këto. Më pas në takimet e bëra është zeruar çdo gjë. Ndoshta kur të dëgjojë këto do ta kuptojë që nuk qenka edhe qa gogol”.