Duke zgjatur me zor karrierën, Tom Brady humbi martesën por edhe pak nga shkëlqimi i vet
Superylli amerikan i futbollit Tom Brady njoftoi tërheqjen e tij të dytë nga sporti të mërkurën në mëngjes.
“Po tërhiqem përgjithmonë,” shkroi në Twitter shtatë herë kampioni i Super Bowl dhe tre herë i NFL.
Së bashku me lajmin, ai ndau edhe një seri fotosh nga karriera e tij e gjatë sportive në Instagram Story, duke përfshirë disa kujtime të veçanta familjare, një foto të ish-bashkëshortes Gisele Bündchen duke ecur me vajzën Vivian Lake dhe dy djemtë Benjamin Rein dhe John Edward të cilin Brady e ndan me ish-gruan Bridget Moynahan.
Por kjo nuk është e para herë që ai njofton tërheqjen e tij nga sporti më i dashur e amerikanëve. Brady fillimisht njoftoi se do të tërhiqej nga NFL më 1 shkurt 2022, ndërsa më pas rishprehu dëshirën e tij për të luajtur të paktën edhe një vit.
Ishte pikërisht ky rikthim vitin e kaluar i cili duket se i ka kushtuar divorcin nga bashkëshortja e tij, supermodelja Gisele Bündchen, por jo vetëm.
“Brady e filloi vitin 2022 me njoftimit të tij (të parë) të tërheqjes, pak përpara sezonit të Super Boël, gjë që e bëri atë të dukej narcisist. Pastaj ai i u rikthye, siç thuhet kundër dëshirës së familjes së tij. Më pas ai u divorcua nga gruaja e tij, e cila ishte dukshëm e pakënaqur me vendimin e tij për t'u kthyer në fushë,” analizon në një shkrim gazetari amerikan Scott Stossel.
Shtyrja me një vit e tërheqjes nga bota e futbollit amerikan i humbi atij edhe shkëlqimin që kishte pasi problemet në familje ndikuan në uljen e nivelit të lojës së tij këtë sezon në NFL, duke pasur një sezon humbës për herë të parë në karrierën e tij 23 vjeçare.
Brady nuk ishte në formën e tij fizike më të mirë të mundshme, duke humbur shpesh stërvitjet për arsye të ndryshme, derisa përfundimisht ai dhe Gisele njoftuan se sapo kishin finalizuar divorcin.
Tom Brady u shfaq në 10 Super Bowls, fitoi gjashtë tituj me New England Patriots dhe një me Tampa Bay Buccaneers. Ai gjithashtu bëri histori si lojtari i vetëm që u emërua MVP i Super Bowl pesë herë.