SPORT

Dy terrene sportive i shtohen Tiranës. Një fushë basketbolli dhe një volejbolli 

Dy terrene sportive i shtohen Tiranës. Një fushë basketbolli dhe

Pas fushës së re të basketbollit pranë rrugës “Emil Legrand” një javë më parë, kryeqytetit i shtohen edhe dy terrene të reja sportive që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.

Dy terrene sportive i shtohen Tiranës. Një fushë basketbolli dhe

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rehabilitojë ish-fushën e vjetër të basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj” duke i rikthyer të gjithë parametrat.

Gjithashtu të rinjtë dhe të rejat do të kenë edhe një fushë volejbolli. Fushat do të shërbejnë jo vetëm për aktivitete sportive, por dhe për takimet e komunitetit të zonës. Të dyja terrenet e reja sportive do të jenë të pajisura edhe me prozhektorë që do të mundësojnë shfrytëzimin e tyre edhe në orët e vona të mbrëmjes.