SPORT

Dybala: Jam mirë, nuk jam me koronavirus

Dybala: Jam mirë, nuk jam me koronavirus
Për të përgënjeshtruar lajmet false mbi gjëndjen shëndetësore të Paulo Dybalas mendoi fillimisht klubi i Juventusit ndërsa vetëm disa orë më pas ka qenë vetë futbollisti që me një postim në Twitter, ka bërë të ditur se është mirë dhe se është izoluar vullnetarisht, duke e cilësuar thjeshtë një fakeneës, lajmin e përcjellë nga mediat amerikano-jugore për pozitivitetin e tij ndaj koronavirusit. “Mirëdita të gjithëve, dua t’iu konfirmoj të gjithëve se jam mirë dhe jam në izolim me vullnetin tim ashtu sit ë gjithë shokët e skuadrës pas daljes positive me koronavirus të Daniele Ruganit. Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese, uroj që edhe ju të jeni mirë. Le t’u themi jo, lajmeve të rreme!, shkruan Dybala në Twitter.