SPORT

E kryer, mbrojtësi kuqezi do të transferohet në Serinë A

E kryer, mbrojtësi kuqezi do të transferohet në Serinë A
Një problem fizik nuk e lejoi të ishte pjesë e kuqezinjve për ndeshjen e sotme me Bjellorusinë në Minsk, megjithatë mbrojtësi Ardian Ismajli ka një arsye të fortë për të qenë i lumtur në këto ditë të para të shtatorit.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, i cili është pjesë e Hajdukut të Splitit që nga viti 2016, do të transferohet në Serinë A, ashtu si një vit më parë ndodhi me Amir Rrahmanin, që nga Dinamo e Zagrebit iu bashkua Veronës.

Në fakt, 23-vjeçari pritet të zyrtarizohet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e Spezias, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit italian. Klubi në fjalë, sipas medieve kroate, pritet të përfitojë 3 milionë euro nga kartoni i futbollistit kuqezi.

Ismajli, në fakt, është kërkuar edhe nga skuadra të tjera italiane si Atalanta, Verona dhe Bolongna, por Spezia kuptohet ka qenë më konkrete në ofertën e saj për të bindur futbollistin dhe Hajdukun e Splitit. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar 11 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare që kur u bë pjesë e saj dy vite më parë.