SPORT

E trishtë nga Italia, humbet jetën talenti i Atalantës

E trishtë nga Italia, humbet jetën talenti i Atalantës
Një lajm shumë i trishtueshëm vjen nga Italia. Pas tre ditësh në spital, Andrea Rinaldi nuk ja ka dalë. Talenti i Atalantës humbi betejën me vdekjen në moshën 19-vjeçare. Futbollisti i talentuar të premten e kaluar pësoi një goditje në tru dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Vareses por pa mundur të mbijetojë dot. Rinaldi ishte në pronësinë e Atalantës por ishte transferuar në Serinë D të Legnano. Ishin pikërisht këta të fundit që bënë njoftimin për Rinaldin. Kështu, bota e futbollit merr një goditje të rëndë teksa nuk do të ketë mundësi ta rikujtojë as në fushë për shkak se futbolli është i ndërprerë nga koronavirusi.