SPORT

Edy Reja zbulon lojtarët e ndeshjeve me Anglinë, Andorrën e San Marinon: Surpriza me rikthime në fushë

Edy Reja zbulon lojtarët e ndeshjeve me Anglinë, Andorrën e San

Është publikuar lista e futbollistëve që do të luajnë në fushë, në tre ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë ndeshje kualifikuese për Botërorin e Katarit 2022. Trajneri Edy Reja ka zgjedhur disa risi për këto ndeshje duke futur në fushë lojtarë për herë të parë, si Nedim Bajramin, dhe Mario Mitaj, të cilat janë ftuar për herë të parë në Kombëtare.

Gjithashtu ka rikthime si Arlind Ajetit, i cili po luan rregullisht në Serie B me Reggiana. Ndërsa mungon emri i Kastriot Dermakut, i cili nuk është aktivizuar për shkak të një dëmtimi. Jashtë formacionit ka mbetur portiere Alban Hoxha, i cili zëvendësohet me Gentian Selmanin,

Skuadra e Kombëtares do luajë ndeshje me Anorrën me datë 25 mars, me Anglinë në datë 28 Mars në stadiumin Air Albania dhe e 31 luan në transfertë me San Marinon.

Edy Reja zbulon lojtarët e ndeshjeve me Anglinë, Andorrën e San

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ANDORRËN, ANGLINË DHE SAN MARINON

PORTIERË: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Gentian Selmani

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Mario Mitaj, Erion Hoxhallari, Arlind Ajeti, Hysen Memolla

MESFUSHORË: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Nedim Bajrami, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Odise Roshi

SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Florian Kamberi, Rey Manaj, Myrto Uzuni.

*Tiranapost.al