Ekipi shqiptar parakalon në ceremoninë e hapjes në Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2022

E Martë 9 Gusht 2022, 22:20
TiranaPost
Ekipi i Shqipërisë ka parakaluar në ceremoninë e hapjes në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2022” që do të zhvillohen nga data 9 deri në 18 gusht.
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave, ndau pamje nga ceremonia, ku sportistët shqiptarë parakaluan me flamurin kombëtar.
Lojërat që po mbahen në Konya të Turqisë, janë “Lojërat e 5-ta të Solidaritetit Islamik”.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është një nga 57 komitetet që merr pjesë në këtë event me 13 sportistë, të cilët garojnë në tetë disiplina të ndryshme.
Oaret e garave për ditën e nesërme në “Lojërat e Solidaritetit Islamik”Konya 2021”: