SPORT

Emanuelës i realizohet ëndrra, debuton si arbitre e parë femër në fushën e blertë

Emanuelës i realizohet ëndrra, debuton si arbitre e parë

“Dua shumë të gjykoj njëherë si kryesore, të jem e para femër në histori!” Ishte kjo dëshira e shprehur vetëm 1 vit më parë nga Emanuela Rusta, ajo që të gjithë e njohin si gjyqtarja e parë femër shqiptare e certifikuar edhe nga FIFA e cila u realizua shumë shpejt.

Emanuela Rusta ka bërë debutimin absolut në elitën e Shqipërisë si arbitre e parë në sfidën mes Skënderbeut dhe Laçit duke u bërë e para femër në historinë e futbollit shqiptar që drejton një ndeshje kampionati si arbitre kryesore.

Emanuelës i realizohet ëndrra, debuton si arbitre e parë

Gjyqtarja e talentuar e Kolegjiumit të Elbasanit, e cila shpesshherë është komentuar edhe nga mediat rozë është shprehur më herët se në vendin tonë një gjyqtare femër ende duket si tabu.

27-vjeçarja nga Elbasani e nisi 3 vite më parë aventurën e saj në fushën e blertë, ku luhet, por dhe flitet me gjuhën e ashpër të stadiumeve, ku nuk mungojnë as incidentet e dhunshme.

Ndeshja e parë e saj ishte derbi i madh Tirana-Partizani, ku Emanula debutoi si gjyqtare anësore.

Emanuelës i realizohet ëndrra, debuton si arbitre e parë

Në intervistat e saj ajo shprehej se përvec “terrenit” të vështirë me djemtë është ndeshur edhe me paragjykimet, e po ashtu edhe etiketimet që më tepër se për profesinin e vlerësojnë për pamjen fizike, por tashmë për të këto janë të tejkaluara.

Emanuela e cila përfaqëson futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare duket se e ka më të lehtë të drejtojë një ndeshje jashtë Shqipërisë ku sic ka thëë dhe ajo vetë kultura e sjelljes dhe e komunikimit janë vite dritë larg mentalitetit arkaik shqiptar.