SPORT

Emiri i Katarit “përqesh” Real Madrid për Mbappe: Linja e telefonit hapet vetëm po të ofroni 220 milion euro

Emiri i Katarit “përqesh” Real Madrid për Mbappe: Linja e

Në orët e fundit të mbylljes së merkatos të verës, të gjitha sytë e botës futbollistike janë kthyer nga Kylian Mbappe, i cili nuk ka fshehur dëshirën për t’u transferuar tek Real Madrid, në kushtet që PSG me blerjen e Messi-t, ka më pak vëmendjen tek ylli francez.

Kryelajmi i orëve të fundit, është fakti se pronarët e Paris Saint-Germain, familja mbretërore e Katarit, nuk mund të joshen me para, për shkak se janë multimiliarderë.

Potenca e tyre financiare, është shndërruar në objekt talljeje kundër aspirantëve për të blerë Kylian Mbappe, Real Madrid.

Vëllai i Emirit të Katarit, Khalifah Hamad-Al Thani ka shkruar në faqen e tij në “Twitter”: “220 milion euro. Tani mund të merrni në telefon. Linja është e hapur.” Komenti është bërë mbi një lajm, dukshëm të rremë, sipas të cilit madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 220 milion euro për francezin.

Mbetet për t’u parë, nëse Reali do i përgjigjet “ftesës” për të ofruar këtë shumë marramendëse.

Tiranapost.al