SPORT

Emocione në "Air Albania" për ndeshjen me Poloninë

Emocione në "Air Albania" për ndeshjen me Poloninë

Ka nisur ndeshja Shqipëri-Poloni në "Air Albania", e vlefshme për kualifikueset e botërorit Katar 2022.

Prej disa orësh mijëra tifozë vendas por edhe polakë kanë marshuar rrugëve të Tiranës për në stadiumin “Air Albania” duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Formacioni i kuqezinjve renditet si më poshtë: Veseli zëvendëson Gjimshitin edhe në mesfushë ka ndryshime thelbësore ku Ramadani dhe Odise Roshi janë zgjedhur si titullarë, një surprizë e madhe kjo pasi në stol ka përfunduar Nedim Bajrami.

Edhe sulmi nuk është ai që pritej me Brojën por trajneri ka zgjedhur dyshen Uzuni-Manaj me Brojën gati për t’i zëvendësuar.

Emocione në "Air Albania" për ndeshjen me Poloninë