SPORT

Eto’o s’ka dyshime, tregon trashëgimtarin e Messit te Barcelona

Eto’o s’ka dyshime, tregon trashëgimtarin e Messit te Barcelona

Samuel Eto’o, ish-sulmues i Barcelonaës, i cili krijoi një lidhje të frikshme në fushë me Messin me Pep Guardiolën trajner, e ka të qartë se kush duhet të marrë trashëgiminë e numrit 10, kur ai të vendosë të largohet përgjithmonë nga “Camp Nou”.
Në një intervistë për portalin britanik “Sport Bible”, Eto’o tha se ai sheh Ansu Fatin si “yllin” e madh të Barçës në vitet e ardhshme.

“Mendoj se do të jetë “ylli” i së ardhmes. Ai aktualisht po bën gjëra të mahnitshme, kështu që mendoj se klubi me të vërtetë duhet të përgatitet dhe të kujdeset mirë për të. Shpresojmë që ai të zëvendësojë Messin”, – komentoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Mallorcas dhe Interit.

Aktualisht i dëmtuar (në parim duhet të kthehet në fillim të marsit), Ansu Fati që kur ka debutuar me fanellën e Barçës ka shënuar 13 gola në 43 ndeshje.

Pasi konfirmoi veten si një lojtar i ekipit të parë, Ansu Fati është bërë gjithashtu lojtar shumë i rëndësishëm për Spanjën. Eto’o tashmë e ka të qartë që Ansu Fati duhet të jetë trashëgimtari i Leos te Barça.