SPORT

EURO 2020/ Uellsi dhe Zvicra ndahen në barazim

EURO 2020/ Uellsi dhe Zvicra ndahen në barazim

Ka përfunduar përballja e dytë e europianit 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës, ndeshje që u zhvillua në Baku të Azerbajxhan.

Zviceranët që kishin në formacion dy lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë dominuar lojën, por shpërdorimet e Embolo dhe Seferovic kanë bërë që pjesa e parë të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, zviceranët kanë vazhduar pressing-un dhe kanë gjetur golin pas një goditjeje nga këndi me Embolo. Ka qenë po nga një corner që uellsianët kanë barazuar në të 74 për të vulosur rezultatin e ndeshjes: Uells 1 – 1 Zvicër.

Tiranapost.al